Trump: Ukraina mund të bëhet ruse një ditë! – Zelensky pritet të takohet me JD Vance
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Ukraina “mund të bëhet ruse një ditë”. Deklarata vjen ndërsa zëvendëspresidenti i tij, JD Vance, pritet të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, këtë javë.
Në një intervistë për Fox News të transmetuar të hënën, Trump foli mbi konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë, duke theksuar nevojën për një marrëveshje paqeje.
“Ata mund të bëjnë një marrëveshje, mund të mos bëjnë një marrëveshje. Ata mund të jenë rusë një ditë, ose mund të mos jenë rusë një ditë,” u shpreh Trump.
Ai gjithashtu argumentoi se ndihma e SHBA-së për Ukrainën duhet të sjellë një kthim ekonomik për Uashingtonin, duke propozuar një shkëmbim me burimet natyrore të Kievit, përfshirë mineralet e rralla.
“Ne po investojmë miliarda dollarë atje dhe dua të shoh një kthim. I thashë Ukrainës se dua ekuivalentin e kësaj ndihme, si 500 miliardë dollarë në minerale të rralla,” tha ai, duke shtuar se Kievi kishte rënë dakord për këtë parim.
Trump ka emëruar të dërguarin e tij të posaçëm, Keith Kellogg, për të hartuar një plan për ndalimin e luftimeve. Sipas burimeve pranë qeverisë ukrainase, Kellogg pritet të mbërrijë në Ukrainë më 20 shkurt, vetëm disa ditë para trevjetorit të pushtimit rus.
Ndërkohë, Zelenskyy vazhdon të kërkojë garanci të forta sigurie nga Uashingtoni për të parandaluar një rigrupim të forcave ruse. Ai ka theksuar se “paqja e vërtetë dhe garancitë efektive të sigurisë” janë thelbësore për stabilitetin e Ukrainës dhe të gjithë botës së lirë.
“Siguria e popullit tonë, e shtetit tonë dhe e marrëdhënieve ekonomike po vendoset tani,” tha Zelenskyy në një mesazh me video.
Sipas zëdhënësit të Zelenskyy-t, Sergiy Nikiforov, presidenti ukrainas do të takohet me JD Vance të premten, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih. Delegacioni amerikan do të përfshijë edhe Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, si dhe Keith Kellogg.
Nuk pritet të ketë përfaqësues të qeverisë ruse në këtë samit, konfirmoi Christoph Heusgen, kryetari i konferencës.
Trump ka deklaruar se dëshiron të ndërmjetësojë përfundimin e luftës, por ende nuk ka prezantuar një plan konkret. Nga ana tjetër, Rusia ka kërkuar që Ukraina të tërhiqet nga rajonet jugore dhe lindore, ndërsa Zelenskyy ka refuzuar çdo lëshim territorial ndaj Moskës.
Neë York Post raportoi se Trump kishte zhvilluar një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar mundësinë e një armëpushimi. Sipas raportimeve, Putin kishte shprehur dëshirën e për ndalimin e luftës, por Kremlini nuk e ka konfirmuar apo mohuar këtë lajm.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)