Trump: Kam biseduar me Presidentin rus Putin për Ukrainën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin, për mënyrat për t’i dhënë fund pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës.
Në një intervistë të publikuar më 8 shkurt nga gazeta The New York Post, Trump nuk tregoi se kur u zhvillua biseda, e as nuk dha detaje për përmbajtjen e saj. The Post tha se intervista u realizua më 7 shkurt derisa Trump po udhëtonte me avionin presidencial, Air Force One.
“Putin dëshiron të mos shohë më njerëz duke vdekur. Çdo ditë njerëzit po vdesin. Kjo luftë është aq e keqe në Ukrainë. Dua t’i jap fund kësaj gjëje të mallkuar”, tha Putin.
Kur u pyet se sa herë kishin folur dy udhëheqësit, ai u përgjigj: “Më mirë të mos e them. Unë kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë me Putinin”, tha ai.
Edhe përpara se ta merrte detyrën më 20 janar, Trump u zotua se do t’i jepte fund konfliktit në Ukrainë, ku, sipas vlerësimeve të Perëndimit, janë vrarë ose plagosur më shumë se 1 milion ushtarë nga të dyja palët.
Ndihmësit kryesorë të Trumpit për sigurinë kombëtare kanë thënë publikisht se zyrtarët amerikanë do të përpiqen ta nxisin Moskën dhe Kievin që të bisedojnë për armëpushim.
I dërguari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për Rusinë dhe Ukrainën, Keith Kellogg, pritet të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, e cila hap punimet më 14 shkurt.
Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
“Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar