Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së

24 Qershor 2026 | 14:00

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga takimi me kryeministrin Edi Rama, të shoqëruar me një mesazh falënderimi për mbështetjen që kreu i qeverisë shqiptare i ka dhënë luftës së UÇK-së dhe ish-drejtuesve të saj që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Në postimin e tij, ai e vlerësoi Ramën si një nga zërat më të fortë në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të së vërtetës për Kosovën. Ai tha se kryeministri shqiptar ka qëndruar në anën e së vërtetës edhe në momentet kur, sipas tij, shumë të tjerë kanë zgjedhur të heshtin.

“Një takim i veçantë me Kryeministrin e Shqiptarëve, Edi Ramën, i cili është ndër më të zëshmit në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të vërtetës sonë në Hagë. Kryeministër, faleminderit që qëndruar në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen!”, shkruan Thaçi.

Gjatë ndalesës së tij në Tiranë, Thaçi u takua edhe me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Një kafe sot në Tiranë me Endrit Hashim Thaçin, shpresoj shumë sot një muaj ta kemi edhe Presidentin Thaçi mes nesh”,shkroi Balla në rrjete sociale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026

Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht

Kryeministri Edi Rama deklaroi se fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhje, e cila i siguroi 83 mandate, përbën njëkohësisht një bekim dhe një përgjegjësi të...
13:11 | 24/07/2026

Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar ka folur edhe lidhur me ligjin për zonat e Mbrojtura. Ai deklaroi...
12:51 | 24/07/2026