Trump urdhëron CIA-n të ndalojë ndarjen e informacioneve sekrete me Ukrainën

5 Mars 2025 | 15:53

Kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara kanë ndalur ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. Lajmi është bërë publik nga shefi i CIA-s, John Ratcliffe, një ditë pasi presidenti Donald Trump pezulloi ndihmat ushtarake për Kievin.

Ratcliffe, u pyet gjatë një interviste në FoxNews lidhur me deklaratat e presidentit polak Andrzej Duda, i cili tha se SHBA ka ndërprerë ndarjen e informacioneve të klasifikuara me Ukrainën.

Ratcliffe sqaroi se presidenti Donald Trump kërkoi të testojë përkushtimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ndaj procesit të paqes. “Ju kujtoj se Trump tha: ‘Le të ndalojmë dhe t’i japim një mundësi për të reflektuar’. Dhe përgjigja e Zelenskyt erdhi shpejt, duke deklaruar se ai është i gatshëm për paqe”, tha Ratcliffe.

Ai shtoi se me këtë zhvillim, pauza e vendosur për ndihmën ushtarake dhe ndarjen e inteligjencës mund të hiqet.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Ukrainën për të zmbrapsur agresionin”, u shpreh ai.

Ndërkohë, më vonë edhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Mike Waltz, konfirmoi se Trump do të shqyrtojë mundësinë e rikthimit të ndihmës ushtarake nëse organizohen bisedime të mirëfillta paqeje dhe vendosen masa për ndërtimin e besimit mes palëve.

“Presidenti do të shqyrtojë heqjen e kësaj pauze nëse mund të përmbyllim këto negociata dhe të ecim përpara me hapa konkretë”, tha Waltz për “Fox News”.

Vendimi i Trump për të pezulluar ndihmën ushtarake dhe ndarjen e inteligjencës u mor pas një takimi të tensionuar me presidentin Zelensky në Zyrën Ovale javën e kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale

Njëzet e nëntë vende nënshkruan të enjten një marrëveshje për të krijuar Organizatën Botërore të Bashkëpunimit për Inteligjencën Artificiale, një organ ndërqeveritar që Kina thotë...
17:05 | 16/07/2026

Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë

Irani i ka kërkuar Huthëve të Jemenit të jetë gati për të mbyllur rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë...
16:29 | 16/07/2026

Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira

Një gjykatë në Moskë hodhi poshtë të enjten një apel nga Euroclear kundër një vendimi që ajo duhet të paguajë dëmshpërblim prej 233 miliardë dollar,...
16:24 | 16/07/2026