Trump urdhëron mbylljen e të gjitha zyrave federale të diversitetit në SHBA

22 Janar 2025 | 10:17

Punonjësit federalë amerikanë që punojnë në zyrat e diversitetit duhet të vihen në pushim me pagesë deri të mërkurën në mbrëmje pasi administrata e re e Donald Trump ka urdhëruar mbylljen e programeve, ka konfirmuar sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

“Dërgoni një njoftim për të gjithë punonjësit e zyrave të DEIA (Diversiteti, Barazia, Përfshirja dhe Aksesueshmëria) se ata janë duke u vendosur në leje administrative të paguar menjëherë pasi agjencia merr hapa për mbylljen/fundimin e të gjitha nismave, zyrave dhe programeve të DEIA,” tha një Memorandumi i zyrës amerikane të menaxhimit të personelit i postuar në X.

Memorandumi, i konfirmuar nga Leavitt, i udhëzoi të gjithë drejtuesit e departamenteve dhe agjencive që të dërgojnë njoftimin e punëtorëve deri në orën 17:00 të mërkurën.

Të hënën, ditën e parë të mandatit të tij të dytë si president, Trump shfuqizoi shumë urdhra ekzekutivë që promovonin barazinë LGBTQ dhe nxori urdhra të rinj që dekretonin vetëm dy gjini dhe u jep fund programeve të diversitetit të qeverisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026