Trump: Vendimin për luftën në Ukrainë do ta marr brenda dy javësh, sanksione ose…

23 Gusht 2025 | 10:08

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se brenda dy javësh do të përcaktojë qëndrimin e tij mbi luftën e Rusisë kundër Ukrainës, duke lënë të hapur mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja ndaj Moskës.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë të premten, Trump tha se vendimi i tij do të varet nga mundësia e një takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Mendoj se do ta di sjelljen e Rusisë, dhe sinqerisht edhe të Ukrainës,” u shpreh ai. “Do të marr një vendim shumë të rëndësishëm. Ose do të jenë sanksione masive, tarifa masive, ose të dyja. Ose nuk do të bëj asgjë dhe do t’u them: ‘Kjo është lufta juaj’.”- deklaroi Trump.

Trump ka sugjeruar më herët se SHBA po punon për të ndërmjetësuar një takim mes dy liderëve, ku ai vetë mund t’u bashkohet më vonë. Nga ana tjetër, Moska ka refuzuar të konfirmojë ndonjë plan konkret. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i tha NBC se “nuk ka një agjendë të gatshme për një samit të tillë”.

Këto zhvillime ndodhin teksa presidenti ukrainas Zelensky akuzon Moskën se po pengon çdo përpjekje për organizimin e një takimi të tillë, të cilin ai e konsideron si rrugën e vetme për negociata mbi përfundimin e luftës.

Ndërkohë, Trump komentoi edhe mbi një sulm rus të kryer më 21 gusht ndaj një fabrike në pronësi amerikane në Ukrainë, duke e quajtur “të papranueshëm”. Nga sulmi u plagosën disa punëtorë, në një nga investimet më të mëdha amerikane në vend.

Në të njëjtën konferencë, Trump njoftoi gjithashtu se shorti i Kupës së Botës 2026, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, do të zhvillohet në Uashington në muajin dhjetor. Ai la të kuptohet se Putin mund të marrë pjesë në këtë aktivitet, në varësi të zhvillimeve diplomatike.

Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës mbeten të tensionuara, ndërsa analistët paralajmërojnë se çdo vendim i ardhshëm i Trump mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në dinamikën e luftës në Ukrainë

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026