Trump vendos tarifa në mallrat e Kanadasë, Kinës dhe Meksikës

2 Shkurt 2025 | 08:15

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur tarifa prej 25 për qind në importet prej Kanadasë dhe Meksikës dhe 10 për qind në mallrat prej Kinës, nisur nga dita e martë.

Ai ka thënë se vendimi është marrë për të adresuar emergjencën kombëtare për shkak të fentanolit dhe mallrave tjera ilegale që po hyjnë në Shtetet e Bashkuara, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Importet e energjisë nga Kanadaja do të kenë vetëm 10 për qind taksë, mirëpo importet e energjisë prej Meksikës do të përballen me 25 për qind taksë, kanë thënë zyrtarët amerikanë për gazetarët.

Trump ka shpallur emergjencë kombëtare nën Aktin Ndërkombëtar për Emergjenca Ekonomike, në mënyrë që të arsyetojë vendimin për tarifa, dhe të ketë më shumë kompetenca për ta adresuar krizën.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se askush nuk do të përjashtohet nga tarifat.

Trump ishte zotuar për vendosje tarifash edhe gjatë fushatës zgjedhore.

Vendimi i së shtunës rrezikon vendime hakmarrëse nga pala tjetër, apo nxitje të luftës tregtare, e cila mund të ketë ndikim në gjithë botën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida

Sot ka 450.6 milionë njerëz, por studiuesit thonë se kjo shifër do të arrijë kulmin në 453.3 milionë në vitin 2029, përpara një rënieje të...
16:45 | 14/07/2026

META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna

Një grup prej 26 ish-punonjësish të Meta Platforms ka ngritur një padi në një gjykatë federale në Oakland, Kaliforni, duke akuzuar kompaninë se ka përdorur...
16:36 | 14/07/2026

Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, IRGC e Iranit njoftoi gjatë fundjavës se kishte mbyllur Ngushticën e Hormuzit, pasi qëlloi një të shtënë paralajmëruese ndaj një anijeje...
16:31 | 14/07/2026