Trump-Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh për të vendosur marrëdhënien tregtare
Pas gati gjashtë vitesh, presidenti amerikan Donald Trump dhe ai kinez Xi Jinping do të takohen nesër në Seul, në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit, APEC.
Takimi, i pari që nga viti 2019, pritet të përcaktojë drejtimin e marrëdhënieve tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.
Sipas burimeve, Uashingtoni dhe Pekini po punojnë për një marrëveshje që mund t’i japë fund muajve të tensioneve tregtare, të cilat kanë shkaktuar pasiguri ekonomike globale. Në qendër të bisedimeve do të jenë metalet e rralla, burime thelbësore për industrinë teknologjike dhe ushtarake, mbi të cilat Kina mban kontrollin kryesor botëror.
Trump është shprehur optimist për takimin, duke thënë se “shumë probleme do të zgjidhen”, ndërsa ka lënë të kuptohet se çështja e Tajvanit nuk do të jetë në fokus. Pekini ndërkohë ka përsëritur paralajmërimet se nuk do të përjashtojë përdorimin e forcës ushtarake për “ribashkimin” me Tajvanin, ndërsa SHBA mbetet mbështetësja kryesore e ishullit.
Në bisedimet paraprake, Kina është shprehur e gatshme të shtyjë kontrollet e reja të eksportit të metaleve të rralla, nëse SHBA pezullon kufizimet për çipat e avancuar. Një marrëveshje e tillë mund të ulë tensionet tregtare, por kritikët në Uashington paralajmërojnë se mund të dëmtojë sigurinë afatgjatë teknologjike amerikane.
Ndërkohë, Trump ka firmosur një marrëveshje me Japoninë për sigurimin e burimeve alternative të metaleve të rralla, duke synuar të reduktojë varësinë nga Kina. Edhe Pekini, nga ana e tij, po forcon lidhjet tregtare me vendet e ASEAN-it për të ulur varësinë nga tregu amerikan.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri