Trump zgjedh sekretaren e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, kush është 27-vjeçarja

16 Nëntor 2024 | 08:31

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të premten se ka zgjedhur zëdhënësen e tij të tranzicionit, 27 vjeçaren Karoline Leavitt si sekretare të shtypi në Shtëpinë e Bardhë.

“Karoline Leavitt bëri një punë të jashtëzakonshme në fushatën time historike dhe kam kënaqësinë të njoftoj se ajo do të shërbejë si sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë”, shprehej zoti Trump në një deklaratë të premten në mbrëmje.

“Kam besimin maksimal që ajo do të shkëlqejë në podium dhe do të ndihmojë në përcjelljen e mesazhit tonë për popullin amerikan, ndërsa ne do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”, shkruante ai më tej.

Detyra e sekretarit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë zakonisht është të ndihmojë në informimin e popullit amerikan për aktivitetet presidenciale, por pa tradhtuar besimin e shefit.

Karoline Leavitt do te jetë sekretarja më e re e shtypit në Shtëpinë e Bardhë.

Njëzet e nëntë vjeçari Ron Ziegler ishte sekretari i mëparshëm më i ri në moshë përzgjedhur nga Presidenti Richard Nixon, në vitin 1969.

Karoline Leavitt punoi si ndihmës sekretare shtypi gjatë pjesës së fundit të mandatit të parë të zotit Trump, nga viti 2017 deri në vitin 2021.

Kur zoti Trump humbi zgjedhjet në vitin 2020, zonja Leavitt shërbeu si drejtoreshë e komunikimit për ligjvënësen Elise Stefanik, të cilën presidenti i zgjedhur e ka emëruar për detyrën e ambasadores në Kombet e Bashkuara.

Zonja Leavitt kandidoi për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2022. Ajo fitoi garën paraprake në mesin e republikanëve, por humbi zgjedhjet e përgjithshme përballë demokratit Chris Pappas.

Ajo iu bashkua fushatës së zotit Trump në vitin 2024 dhe ka qenë zëdhënësja kryesore e ekipit të tranzicionit të presidentit të zgjedhur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026