Trump zgjedh Sekretarin e Thesarit, kush është 62-vjeçari
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump tha përmes një deklarate të premten se do të emërojë financierin Scott Bessent në postin e Sekretarit të Thesarit.
Bessent, 62 vjeç, është themeluesi i fondit “Key Square Capital Management” dhe ka punuar vazhdimisht për “Soros Fund Managment” që nga viti 1991. Nëse konfirmohet, ai do të jetë homoseksuali i parë në postin e Sekretarit të Thesarit në Shtetet e Bashkuara. Ai është një mbështetës i kontrollit të ashpër të deficitit dhe ka thënë se do të punojë për të ulur borxhin kombëtar të Shteteve të Bashkuara.
“Ky cikël zgjedhor është shansi i fundit për Shtetet e Bashkuara për të dalë nga ky mal me borxhe pa u bërë një lloj demokracie socialiste e stilit europian”, tha ai për agjencinë e lajmeve “Bloomberg” në gusht.
Zoti Trump njoftoi gjithashtu emërimin e Russell Thurlow Vought në postin e Drejtorit të Zyrës së Menaxhimit të Buxhetit dhe ish-ligjvënësen Lori Chavez-DeRemer në postin e Sekretares së Departamentit të Punës.
Presidenti i zgjedhur Trump gjithashtu njoftoi emërimin e ish trajnerit të disa ekipeve të futbollit amerikan, Scott Turner në postin e Sekretarit të Strehimit dhe Zhvillimit Urban dhe ish-zyrtarin e Departamentit të Shtetit Alex Wong në postin e zëvendës këshilltarit të sigurisë kombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë