Trumpi gjeneralëve ushtarakë: Qytetet amerikane të jenë vende stërvitjeje ushtarake
Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë një fjalimi të mbajtur para qindra udhëheqësve ushtarakë të mbledhur nga e gjithë bota ka shprehur se do të përdorë qytetet amerikane si “fusha stërvitjeje” për ushtrinë.
Trump gjatë fjalës së tij i përshkroi trazirat civile si armik të brendshëm. Presidenti përsëriti kritikat e tij ndaj qyteteve të udhëhequra nga demokratët përfshirë San Franciskon, Çikagon, Nju Jorkun dhe Los Anxhelosin. Ai tregoi se do të vazhdonte politikën e tij të përdorimit të ushtrisë për zbatimin e ligjit.
“Janë vende shumë të pasigurta dhe ne do t’i rregullojmë një nga një”, tha ai. Trump shtoi kontrolli i territorit fizik të kufijve amerikan është thelbësor për sigurinë kombëtare.
Eventi filloi me një fjalim nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth i cili njoftoi se ushtria amerikane do të kërkojë që luftëtarët të përmbushin “standardin më të lartë mashkullor” në testet e fitnesit fizik. Hegseth pranoi se ky veprim mund të përjashtojë disa gra nga shërbimi ushtarak.
“Standardet duhet të jenë uniforme, neutrale ndaj gjinisë dhe të larta”, tha Hegseth. Fjalimi i tij u përqendrua në kulturën e ushtrisë amerikane, stërvitjen dhe lidershipin.
Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile
- 10:11 Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
- 10:07 I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 09:52 Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 09:49 Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile
- 09:32 Manjatit malajzian i kërkohet të revokojë emërimin e kryetarit të portit, shkak lidhjet me Epstein
- 09:31 37.5 miliardë dollarë për luftën me Iranin, Hegseth paraqet raportin e ri në Senat