Trupat daneze urdhërohen të jenë gati në rast të një sulmi amerikan ndaj Groenlandës
Trupat e dërguara nga Kopenhageni në Groenlandë janë urdhëruar të jenë gati për të luftuar në rast se Shtetet e Bashkuara të Amerikës sulmojnë këtë territor autonom të Danimarkës, raporton shërbimi publik danez DR.
Sipas DR-së, një urdhër ushtarak danez i lëshuar javën e kaluar deklaroi se ushtarët në Groenlandë duhet të pajisen me municion të vërtetë.
DR njoftoi se urdhri përshkruan një “operacion shumëfazor”, i cili përfshin mundësinë e vendosjes së mëvonshme të ushtarëve dhe kapaciteteve ushtarake shtesë.
Shërbimi publik nuk dha detaje mbi planet, shkruan Guardian.
Ndërkohë, kryeministrja daneze Mette Frederiksen mbërriti në Nuuk të Groenlandës, ku do të bisedojë me udhëheqësin e atij territori autonom, Jens-Frederik Nielsen.
Pritet që ajo ta njohë atë me detajet e bisedimeve që zhvilloi më herët sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, në një përpjekje për të gjetur një rrugë përpara në dritën e interesit të vazhdueshëm të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për Grenlandën.
Në deklaratat publike gjatë 48 orëve të fundit, si Frederiksen ashtu edhe Nielsen theksuan vazhdimisht se integriteti territorial dhe sovraniteti mbeten “vijat e kuqe” të tyre në të gjitha diskutimet me SHBA-në, duke vënë në dukje se janë të hapur për diskutime mbi forcimin e sigurisë së rajonit të Arktikut.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur