Truri i Trump për tarifat përplaset me Elon Musk: Montues makinash, mos fol

7 Prill 2025 | 16:36

Peter Navarro, këshilltari kryesor i Presidentit Donald Trump për tregtinë dhe prodhimin, ka kundërshtuar ashpër thirrjen e miliarderit Elon Musk për “zero tarifa” midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, duke e quajtur Musk-un një “montues makinash” dhe duke nënvizuar se ai është i varur nga pjesët e importuara.

Navarro, i njohur si arkitekti i politikave tarifore të Trump, shprehu pakënaqësinë e tij në një intervistë me CNBC, duke theksuar se, megjithëse Musk ka bërë një punë të shkëlqyer për të përmirësuar qeverinë, ai nuk ka të drejtë të flasë për tarifat. “Kur bëhet fjalë për tarifat dhe tregtinë, ne të gjithë e dimë që Elon nuk është një prodhues makinash. Ai është një montues makinash,” tha Navarro, duke shtuar se shumë nga pjesët e Tesla vijnë nga Japonia, Kina dhe Tajvani.

Navarro e shpjegoi se ai dhe ekipi i Trump kërkojnë që prodhimi i pjesëve të bëhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Ajo që ne duam, dhe ndryshimi mes mendimit tonë dhe atij të Elon Musk, është që gomat të prodhohen në Akron, duam që transmisionet të prodhohen në Indianapolis,” theksoi ai.

Musk iu përgjigj deklaratave të Navarro duke silmuar ish-profesorin e tij të Harvardit për mendimin akademik, duke e quajtur “doktoraturën në Ekonomi nga Harvard” një “gjë të keqe, jo një gjë të mirë.”

Reagimi i këshilltarit të Trump, erdhi pas deklaratave të Musk, i cili në një intervistë me zëvendëskryeministrin italian Matteo Salvini, shprehu dëshirën për një “situatë me tarifa zero” midis SHBA-së dhe BE-së. Musk theksoi se ky model do të krijonte një zonë të tregtisë së lirë midis Evropës dhe Amerikës së Veriut, që sipas tij do të ishte një mundësi e shkëlqyer për ekonomitë e të dyja palëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026

Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike

Lituania ka informacione se Rusia po planifikon sulme ndaj infrastrukturës dhe siguria rreth vendeve të energjisë dhe transportit do të forcohet si masë paraprake, tha...
09:34 | 15/07/2026

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026