“T’u vra nxënësi”, Drejtoresha e shkollës tregon në lot si e mësoi për 15-vjeçarin
Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e sotme në Gramsh ku 15-vjeçari Fatjon Bici humbi jetën nga goditjet me thikë pas konfliktit me disa bashkëmoshatarë.
Konflikti ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini, ku 5 adoleshentë u përfshinë në një sherr që përfundoi në përdorimin e thikës.
Drejtoresha e shkollës, Ardiana Hasa tregoi në një intervistë për Euronews Albania se si e kishte mësuar lajmin, që siç tha e kishte prekur shumë. Ajo u shpreh mes lotësh se 15-vjeçari ishte një fëmijë shembullore, dhe se kurrë nuk kishte krijuar ndonjë konflikt në shkollë.
“Fatjoni ka mbaruar orën e gjashtë të mësimit, ka pasur fizkulturë, ka dalë nga palestra bashkë me mësuesin e fizkulturës, ka takuar roje dhe e ka pyetur për motrën e tij nëse ka ikur apo jo në shtëpi. Pas 20 minutash më merr dikush në telefon dhe më thotë: ‘të është vrarë një nxënëse’. Nuk di të them çfarë përjetova, shkova menjëherë në spital dhe më thotë mjeku që Fatjoni kishte mbaruar. Dhimbja ishte e jashtëzakonshme. Po më mbyt dhimbja, na kanë marrë jetën e një fëmije shembullor”, tha Hasa.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi