Tufa e deleve në Greqi ha rreth 100 kg kanabis

21 Shtator 2023 | 13:10

Një bari u befasua nga sjellja e deleve të tij pak pasi i nxori për të kullotur në zonën e Magnezisë, Greqi.

Siç raporton portali TheNewspaper.gr, menjëherë pas përmbytjeve shkatërruese që goditën zonën më të gjerë të Thesalisë, gjatë të cilave u dëmtuan edhe kullotat, një tufë delesh “u përplas” në një serë ku rritet kanabisi për qëllime farmaceutike dhe hëngri thuajse 100 kilogramë të kësaj bime.

Pronari i serrës nuk u besonte syve kur mësoi se prodhimi i tij i kanabisit kishte pësuar shumë dëme nga stuhia dhe më pas delet hëngrën edhe atë që kishte mbetur.

“Nuk e di nëse është për të qeshur apo për të qarë. Kishim valë të forta të nxehtit dhe humbëm një pjesë të prodhimit. Kishim përmbytje dhe ato shkatërruan një pjesë tjetër. Dhe tani, pas gjithë kësaj, kemi një tufë delesh, e cila hyri në objekt dhe filloi të hante atë që kishte mbetur, sinqerisht nuk di çfarë të them”, tha pronari i një ferme të licencuar kanabisi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026