Tuneli SHBA-Rusi, Trump pyet Zelenskyn! Presidenti i Ukrainës: Nuk më pëlqen
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur rezervat e tij ndaj një ideje të propozuar nga Moska për ndërtimin e një tuneli që do të lidhte Siberinë në Rusi me Alaskën në Shtetet e Bashkuara.
Deklarata e tij erdhi të premten në Uashington, gjatë një konference për shtyp përkrah Presidentit amerikan Donald Trump. I pyetur drejtpërdrejt nga Trump për qëndrimin ndaj projektit të mundshëm, Zelensky u përgjigj shkurtimisht:
“Nuk më pëlqen kjo gjë”, duke shkaktuar të qeshura mes presidentit amerikan dhe pjesëtarëve të delegacionit.
Zhvillimet vijnë pas një telefonate të fundit midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, gjatë së cilës u diskutua ideja për një tunel nën Ngushticën e Beringut që do të lidhte Euroazinë me Amerikën e Veriut. Sipas mediave ruse, propozimi është përkrahur nga i dërguari i posaçëm Kirill Dmitriyev, i cili e cilësoi atë si “tuneli Putin-Trump”.
Në kuadër të kësaj nisme, Dmitriyev ka zhvilluar bisedime me një kompani shpimi në pronësi të miliarderit Elon Musk. Sipas tij, kostoja e projektit do të ishte më pak se 8 miliardë dollarë.
Megjithëse ideja për një lidhje hekurudhore përmes Ngushticës së Beringut është rishfaqur herë pas here gjatë më shumë se një shekulli, ajo nuk ka arritur të konkretizohet, për shkak të vështirësive teknike, mungesës së infrastrukturës dhe kostove të larta që lidhen me rajonet polare.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës