Tunizia ua ndalon hyrjen ligjvënësve të BE-së

14 Shtator 2023 | 13:11

Tunizia ia ka ndaluar hyrjen një delegacioni të Parlamentit Evropian, pasi ligjvënësit e Bashkimit Evropian e kanë kritikuar një marrëveshje të nënshkruar nga ky vend me Brukselin për ta ndalur valën e migrimit, kanë thënë zyrtarët të enjten.

Ligjvënësit nga Komiteti parlamentar për Punë të Jashtme kanë planifikuar që të nisen në këtë shtet të Afrikës Veriore në një mision faktmbledhës.

Mirëpo, në një letër që e ka parë agjencia e lajmeve AFP, Ministria e Jashtme e Tunizisë ka thënë se ligjvënësve nuk do t’iu lejohet hyrja, për shkak “dilemave të shumta” për vizitën.

“Ne e dënojmë vendimin e autoriteteve tuniziane për t’ia refuzuar hyrjen delegacionit”, ka thënë ky delegacion me pesë anëtarë, përmes një deklarate.

“Kjo sjellje është e pashembullt në Tunizi, prej Revolucionit demokratik të vitit 2011”.

Për këtë incident raportohet pas nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi mes BE-së dhe Tunizisë në korrik, me qëllim të kufizimit të migrimit të paligjshëm përmes Mesdheut.

Sipas marrëveshjes – të shtyrë përpara nga Italia – Brukseli është zotuar se do t’i ndajë qindra miliona euro si ndihmë financiare për Qeverinë në Tunizi.

Në një debat të zhvilluar këtë javë, ligjvënësit e BE-së e kanë kritikuar marrëveshjen me një qeveri autoritare, e cila është akuzuar për abuzim me migrantë në Afrikën sub-Sahariane.

Komisioni Evropian, trupi ekzekutiv i BE-së, e ka mbrojtur marrëveshjen, duke thënë se e ka rikthyer bashkëpunimin me një partner kyç.

Tunizia është vend prej nga nisen mijëra migrantë me synim që të arrijnë në vendet e bllokut evropian.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026