Turi evropian i Xi Jinping, ekspertët: Kina në kërkim të shtigjeve për…
Presidenti kinez Xi Jinping po zhvillon një vizitë në Evropë. Por cilat janë aspektet ekonomike dhe strategjike të këtij turi politik? Pas qëndrimit në Francë, Xi Jinping do të udhëtojë në Serbi dhe më pas në Hungari, dy vende aleate të Moskës dhe Pekinit dhe të konsideruara shtegu kinez për “rrugët e mëndafshit” në Evropë.
“Me vizitat në këto dy vende, Xi Jinping tregon se po punon në mënyrë aktive për të vendosur një bosht autoritar në politikën ndërkombëtare”, thotë Reinhard Bütikofer, euro-deputet gjerman, të Gjelbrit.
Një tjetër pikë që pritet të trajtohet gjatë vizitës është lufta në Ukrainë. Presidenti francez duhet të inkurajojë Kinën të përdorë të gjitha mjetet për të bindur Moskën për një zgjidhje të konfliktit dhe mbi të gjitha për të mos pajisur më me armë Rusinë.
Ndërsa autoritetet kineze pretendojnë se janë neutralë ndaj konfliktit në Ukrainë dhe apelojnë për paqe, ato nuk e kanë dënuar kurrë pushtimin rus.
Për më tepër, zhvillimi i tregtisë ruso-kineze në vitin 2023 ndihmoi në lehtësimin e efektit të sanksioneve ekonomike ndaj Moskës.
“Shqetësimi kryesor është mbështetja që mund t’i jepet Kinës në fushën e teknologjive që mund të ndihmojnë në ripërtëritjen e pajisjeve ushtarake ruse”, shprehet Elvire Fabry, eksperte e gjeopolitikës.
Debati mbi politikat tregtare ka gjasa të jetë i fortë. Balanca tregtare BE-Kinë, që ka qenë në deficit për tregun e mallrave për shumë vite, arriti pikun në vitin 2022.
“Shqetësimet evropiane janë të fokusuara tek mungesa e balancës që po krijohet në sektorin e teknologjisë së gjelbër. Gjithashtu është çështja e kapaciteteve të prodhimit, industrive, teknologjive kineze që nuk përthithen nga konsumi i përditshëm dhe që ekspozojnë industrinë evropiane përballë një konkurrence më të dhunshme”, thotë Fabry.
Për këtë arsye, Komisioni Evropian ka nisur hetime të shumta ndaj subvencioneve kineze për makinat elektrike dhe panelet diellore, që çorodisin konkurrencën.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve