Turistët tërhiqen nga muzetë në Gjirokastër, festat rrisin numrin e vizitorëve

11 Dhjetor 2023 | 18:22

Atmosfera e festave të fundvitit po tërheq gjithmonë e më shumë turistë në Gjirokastër, duke përfshirë edhe vizitorët në muzetë e qytetit të gurtë. Shtëpia e shkrimtarit Ismail Kadare, Muzeu Etnografik i Luftës së Ftohtë, po tërheqin turistët e huaj por edhe ata vendas kryesisht gjatë fundjavave.

“Ishim të lirë dhe vendosëm të vizitojmë Gjirokastrën, është hera e parë, më pëlqeu shumë bukur, kulturë, gjithçka bukur, gjithçka, ndërtimi krejt tjetër, e ruajtur me fanatizëm nga origjinaliteti”, tha turisti nga Dibra e Madhe.

Mendoni të riktheheni sërish në verë sepse tani keni ardhur në dimër ?

“Posi jo, doemos është pak qëndrimi në një ditë kështu që do të vij përsëri”, tha turisti.

“Jemi nga Dibra e Madhe, është hera e dytë unë përpara dy vitesh faktikisht kam qenë në Gjirokastër por nuk i kemi vizituar, sot vizituam edhe kalanë, edhe shtëpinë e Ismail Kadaresë”, tha një turist nga Dibra e Madhe.

Ju keni bërë një zgjedhje për ta vizituar qytetin në këtë periudhë të festave të fundvitit, apo rastësi?

“Nuk është rastësi, Gjirokastra duhet të vizitohet jo nga ne por edhe nga gjithë bota”, tha ai.

Punonjësit e muzeumeve në Gjirokastër shprehen se megjithëse numri i vizitorëve është më i pakët krahasuar me periudhën e verës sërish interesimi i turistve është i lartë.

“Duke patur parasysh edhe festat e fundvitit dhe këtë vit vizitorët e huaj kanë pëlqyer mësë shumti të vizitojnë këtë tunel, kuptohet fluksi nuk është si pjesë e sezonit por përsëri kanë ardhur mësë shumti kanë qenë kryesisht të huajt që kanë vizituar këtë muze por nuk mungonin as vendasit dhe shqiptarët”, tha Olsi Sinani, ciceron i muzeut të Luftës së Ftohtë.

“Këto ditë festash muzeumet në Gjirokastër, të paktën Muzeu Kadare ka qenë i frekuentuar gjatë fundjavave duke mos harruar dhe festat e nëntorit, kryesisht vizitorët kanë qenë vendas por sigurisht kemi patur edhe vizitorë të huaj të cilët kanë vendosur të vizitojnë qytetin e Gjirokastrës, nuk mund të lëmë pa përmendur dhe shkollat nga qytete të ndryshme të Shqipërisë që vendosin të vijnë në Gjirokastër, ato kurrë nuk ikin prej këtej pa e parë shtëpinë e gjeniut të letrave shqipe”, tha Bruno Pjetri, ciceron i muzeut Kadare.

Tashmë muzetë janë pika të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në Gjirokastër ndërsa përgjatë këtij viti ato kanë pritur mbi 30 mijë vizitorë vendas dhe të huaj.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka arrestuar në Durrës Adi Çobën, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të përbashkët italo-shqiptar “Ura”....
23:25 | 01/07/2026

Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)

Qytetarët gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës kanë ndaluar para ambienteve të Parlamentit. Ata mbajnë në duar pankarta teksa bëjnë thirrje së nesër...
22:16 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026