Turistët zgjedhin Gjirokastrën/ 80% të huaj, kryesojnë italianët me 100.000 vizitorë

14 Janar 2024 | 19:48

80% e turistëve të cilët përgjatë vitit të kaluar vizituan Gjirokastrën janë të huaj, ndërkohë që numrin më të madh të tyre e zënë italianët. Janë rreth 100 mijë turistë nga Italia që gjatë vitit 2023 e përfshinë Gjirokastrën në turet e udhëtimeve të tyre në Jug të Shqipërisë.

” Mbi 50% e turistëve të huaj që kanë vizituar Gjirokastrën janë italianë, fakt është që ky turizëm italian në Gjirokastër ka qenë një turizëm i diversifikuar, një turizëm që ka ardhur në Gjirokastër dhe në jug të Shqipërisë nëpërmjet agjencive turistike shqiptare dhe italiane por edhe në mënyrë individuale private, ka qenë një turizëm i diversifikuar d.m.th edhe me grupe turistike por edhe nëpërmjet grupeve private ose elementëve privatë të cilët kanë ardhur direkt në Shqipëri me programet e tyre ose duke patur pozicionin e Gjirokastrës afër kufirit grek, kanë qenë me pushime në Greqi dhe kanë ardhur edhe në Gjirokastër”,-tha Teodor Bilushi, konsulli italian i nderit në Gjirokastër.

Interesi i turistëve nga Italia pritet të jetë i lartë edhe përgjatë vitit 2024 për të parë nga afër vlerat historike dhe arkitektonike të qytetit pasuri e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s. Agjencitë turistike italiane po shprehin një interes në rritje për të promovuar dhe sjellë më shumë vizitorë në Gjirokastër.

” Interesi vazhdon të jetë i lartë përsa i përket jugut të Shqipërisë dhe Gjirokastrës si elementi bazë i turizmit do të thoja kryeqyteti i turizmit për Jugun e Shqipërisë, pasi ka një turizëm jo të limituar në dy muaj por një turizëm i cili shtrihet në një sezon prej muajit prill deri në muajt tetor-nëntor. Turizmi italian edhe këtë vit do të jetë një nga prezencat më të larta përsa i përket turistëve të huaj”,tha Teodor Bilushi, konsulli italian i nderit në Gjirokastër.

Përgjatë vitit të kaluar qyteti i gurtë u vizitua nga mbi 300 mijë turistë vendas dhe të huaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ju lutem, një ambulancë!” Pas 74 orësh nën rrënoja, shpëtohen një foshnje 10-muajshe dhe një 11-vjeçar (VIDEO)

Bilanci i viktimave dhe të plagosurve nga tërmetet e fuqishme në Venezuelë vijon të rritet nga dita në ditë. Mes tragjedisë, megjithatë, nuk kanë munguar...
14:58 | 28/06/2026

Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona

Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni në qytetin Tomblaine, në verilindje të Francës. Sipas prefekturës lokale, avioni i përkiste...
14:45 | 28/06/2026

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026