Turisti bie nga muri i Panteonit në Romë, humb jetën 69-vjeçari japonez

25 Tetor 2025 | 13:45

Një turist japonez ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga muri i jashtëm i Panteonit në Romë. 69-vjeçari ishte ulur në mur përpara se të binte nga një lartësi 7 metra në hendekun e monumentit të lashtë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua të premten në mbrëmje. Ekipet e shpëtimit u detyruan të hapnin me forcë një portë në Via della Palombella jashtë Panteonit për të arritur te burri, i cili u shpall i vdekur në vendngjarje. Policia e Romës ka hapur një hetim. Mësohet se viktima po vizitonte Romën me vajzën e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026