Turistja sëmuret gjatë udhëtimit në Karaburun, transportohet në spitalin e Vlorës
Policia dhe roja bregdetare në Vlorë i kanë ardhur në ndihmë një turisteje gjermane e cila është ndjerë keq gjatë udhëtimin me kroçerë në Karaburun.
Përmes një njoftimi për mediat policia bën me dije se sot në orët e para të mëngjesit rreth orës 01:00 një anije tip kroçer me emrin AIDA BLU e cila po lundronte në afërsi të gadishullit të Karaburunit, njoftoi se kishte një person të sëmur në bord.

“Menjëherë Qendra NdërOperacionale Detare në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e ndryshme detare në zonën e gjirit të Vlorës si Roja Bregdetare, Kapiteneria e Portit Vlorë dhe Policia Kufitare Vlorë, ju dha asistenca e nevojshme nga transportimi nga anija kroçere e personit të sëmurë e cila ishte një grua, shtetase gjermane e moshës 61 vjeçe, deri në shoqërimin me ambulance për në spitalin rajonal të qytetit të Vlorës për dhënien e ndihmës së parë mjekësore të nevojshme”, bën me dije policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)