“Turizëm përmes tingujve” performancë nga orkestra frymore e Forcave të Armatosura

4 Korrik 2025 | 17:30

“Turizëm përmes tingujve” ishte aktiviteti i mbajtur nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në qytetin e Shkodrës.

Ata performuan në rrugën pedonale të qytetit, duke ngjallur interesin e qytetarëve dhe turistëve që po shëtisnin në këtë zonë.

Për dirigjentin e orkestrës, Altin Babameto, ky event synon të sjellë pikëtakime kulturore në qytetet turistike të Shqipërisë

“Shkodra zë një vend shumë të veçantë, ka një orkestrat më të mira frymorë të Shqipërisë. Do bëjmë 25 minuta muzikë, ku janë të përfshira si pjesa e marsheve dhe show”, thotë ai.

Përveç parakalimit në rrugën pedonale, Orkestra Frymore performoi edhe për disa minuta përpara Bashkisë Shkodër, duke përcjellë një atmosferë të veçantë për të gjithë të pranishmit që ndoqën këtë performancë.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026