Turizmi i diktaturës, lançohet për herë të parë në panairin e turizmit në Berlin
“Tourism of dictatorship history in Albania” është nisma e marrë nga sipërmarrësi Dritan Gremi, e konsideruar risi, për atë çfarë solli dhe përfaqësoi në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, të mbajtur në Berlin. I rikthyer pas një mungese afro 4-vjeçare për shkak të pandemisë, ky panair shënoi këtë vit 161 vende pjesëmarrëse, 400 folës, 200 sesione dhe 5500 destinacione, rajone & kompani.
Në një panel të përbërë nga 4 persona, ishte vetë zoti Gremi ai që shpjegoi idenë e tij për turizmin e diktaturës në Shqipëri.
“Në kohët që po jetojmë jemi duke përjetuar konfliktin në Ukrainë, që nuk është një konflikt mes Ukrainës dhe një vendi tjetër, por që në mendimin tim është një konflikt mes dy botëve. Aty po luftohet midis dy sistemeve të ashtuquajtura totalitare apo diktatoriale dhe sistemit tjetër që është sistemi që jetojmë ne dhe aspirojmë të jetojmë shumë gjatë. Është ai demokratik, europian, ai i një bote të lirë ku njerëzit janë të lirë të zgjedhin, të shprehen, ku fjala nuk pritet, ku njerëzit nuk vriten, nuk torturohen dhe nuk dënohen, pse thonë pikërisht atë që mendojnë”- thotë sipërmarrësi Dritan Gremi.
Gremi risolli në vëmendje arritjet e Shqipërisë sot. Një vend kandidat për integrimin në BE dhe që ofron të gjitha dimensionet për një turist, ai u ndal veçanërisht te mesazhi i fuqishëm që synon të përcjellë përmes kësaj nisme.
“Unë besoj që sot më shumë se kurrë, nëse ne deri në vitet 89-90 kemi jetuar për gati 40 vite luftën e ftohtë, tani jemi në një luftë tjetër që është një tjetër luftë e ftohtë, midis sistemeve totalitare dhe demokratike”.- shton më tej Gremi.
Duke folur për rëndësinë e njohjes me të kaluarën, ai tha se veçanërisht duhen vizituar nga të rinjtë pikërisht për të kuptuar cila është diferenca mes dy botëve, asaj totalitare dhe demokratike.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës