Turizmi në Malësinë e Madhe, të huajt kryesojnë listën
Malësia e madhe është një nga destinacionet turistike që çdo vit po njeh rritje të vizitorëve vendas dhe të huaj. Kryesisht të huajt që janë të apasionuar pas aventurës, vizitojnë shpesh zonat malore të cilat falin pamje mbresëlënëse.
“Jam nga Italia dhe është hera e parë që vij në Razem. Me pëlqen shumë. Natyra është e fantastike dhe ushqimi po ashtu. Kam eksploruar Shqipërinë për është hera e pare qe jam në këtë pjesë. E rekomandoj për të gjithë pasi me pëlqeu çdo gjë”, thotë një turist.
Përveç turizmit malor që është i njohur në të gjithë Shqipërinë, vitet e fundit zona përreth liqenit të Shkodrës është kthyer në një atraksion për turistët kryesisht të huaj me kampera, por dhe në resortet që janë ndërtuar së fundmi.
Për Euronews Albania kryetari i bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj thotë se ky sezon turistik duket shumë i mirë dhe ka pasur një rritje të qëndrueshme të turistëve në të gjithë territorin e malësisë së Madhe.
Marinaj thekson se një nga faktorët më të rëndësishëm për një turizëm të qëndrueshëm janë çmimet të cilat në të gjithë territorin e malësisë së madhe nuk kanë pësuar rritje.
“Çmimet kanë qenë stabile, shumë të pranueshme. Këtë e kam konstatuar herë pas here, pra të gjitha këto biznese nuk kanë abuzuar me çmimet pavarësisht se ka raste që një produkt për një arsye apo një arsye tjetër rritet, çmimi ka qenë i njëjtë. Pra, nuk ka asnjë pjesë abuzuese nga ndonjë biznes sa i përket rritjes së çmimeve”, thotë kryebashkiaku.
I gjithë qarku i Shkodrës po le pas një sezon të suksesshëm veror ndërsa sfidë mbetet realizimi i turizmit gjithëvjetor nga bregdeti në lartësinë e Alpeve.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zelanda e Re trefishon taksat hyrëse për turistët, shkak rënia ekonomike
- Basha: Turizmi prioritet kombëtar në programin tonë, ja 5 prioritetet në këtë sektor
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit