Turne virtual: Vizitoni destinacionet më të bukura të Europës pa lëvizur nga rehatia e shtëpisë suaj
Në një kohë kur po bëhet gjithmonë e më e vështirë për të bërë plane udhëtimi, ka ende plot mënyra sesi mund ta shihni botën pa dalë nga shtëpia. Disa prej muzeve dhe destinacioneve më epike të Europës kanë gjetur mënyra të reja sesi të ftojnë vizitorët e tyre; turnetë virtual e pa pagesë të koleksioneve të çmuara që ato ofrojnë nga një kënd i rehatshëm i shtëpisë suaj.
Muzeu i Luvrit
Turneu digjital i muzeut më të madh të artit në botë i përngjan mjaftueshëm eksperiencës reale: Përpiquni të mos humbisni në galeritë dhe korridoret e shumta teksa lundroni midis veprave të famshme të artit.

Kulla Ejfel
Një udhëtim virtual drejt Parisit mund t’ju çojë në një prej destinacioneve më të famshme. Kjo vizitë ofron një panoramë mbresëlënëse të kryeqyteti francez, si dhe historinë interesante e një prej kullave më të famshme e të vizituara në botë.

Bazilika “Sagrada Familia” ose “Bazilika e Familjes së Shenjtë”
Bazilika Sagrada Familia, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ju fton që të keni kontroll e fushëpamje të plotë të të gjitha ambienteve përmes faqes së tyre zyrtare. Zgjidhni vendin, brenda apo jashtë, e lundroni në të përmes shigjetave e tingujve që mund t’i përzgjidhni vetë.

Koleksioni i Muzeut Prado
Muzeu kryesor kombëtar i arteve në Spanjë, i cili ndodhet në qendër të Madridit, i lejon vizitorët që të eksplorojnë koleksionin e tyre masiv online. Përpos kësaj, vizitorët virtualë mund të mësojnë edhe mbi restaurimin e veprave të shumta në faqen e tyre zyrtare.

Pallati Buckingham
Kjo godinë ikonë si dhe rezidenca zyrtare e Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuara, Elizabetë II, ka hapur dyert për vizitorët digjital. Zbuloni Dhomën e Fronit, Shkallët madhështore dhe Dhomën e Bardhë të Vizatimeve pa lëvizur nga dhoma juaj e ndenjes.

Muzetë e Vatikanit
Muzetë e Vatikanit gjithashtu ju ofrojnë mundësinë e turneve drejt koleksioneve të tyre të pafundme.
Ndër to, Kapelja Sistine, e cila nuk ka qenë e lehtë për t’u vizituar përpara pandemisë, tashmë mund të admirohet sado shpesh apo për sa gjatë t’jua lejoj koha.

Zvicra
Është thuajse e pamundur t’ia shqisni sytë pamjeve panoramike të disa prej siteve më piktoreske të Zvicrës, shkrepur në kohë të ndryshme gjatë vitit.

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet