Turqi-Itali në “Olimpico” i jep sot nisjen kampionatit Euro 2020
Nga stadiumi “Olimpico” i Romës do të nisë dhe aventura e Euro2020, ku për një muaj me radhë 24 skuadra do të matin forcat mes tyre për të arritur tek trofeu i lakmuar.
Turqi-Itali është ndeshja e parë e këtij edicioni, me shortin që vendosi me fituesen e edicionit të vitit 1964 të përballet me përfaqësuesen turke. “Axurët” (Të kaltrit) janë një nga skuadrat më të mira të momentit, duke koleksionuar 11 fitore radhazi, ndërsa nuk humbasin prej 27 ndeshjesh, teksa humbja e fundit regjistrohet në shtator të vitit 2018 me Portugalinë.
Turqia në anën tjetër synon që të bëjë surprizën, me një grup cilësor dhe që ka treguar se mund t’i hapë punë çdo kundërshtari. Skuadra turke do të këkrojë suksesin e parë në histori ndaj italanëve që në 10 ndeshjet e zhvilluara gjatë gjithë historii kanëë marrë 7 fitore, ndërsa në tre raste sfidat janë ndarë në barazim.
Në grupin A krahas Italisë dhe Turqisë do të jenë dhe Uellsi dhe Zvicra, të cilat po ashtu do të kërkojnë vendet e para në klasifikim. Skuadra italiane mund të konsiderohet e favorizuar, për shkak se i luan në fushën e saj ndeshjet e fazës së grupeve dhe do të ketë mbështetjen me tifozëve.
Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020
Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020
Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta