Turqia e përçarë, gëzim në kampin e Erdogan, dëshpërim në atë opozitar

29 Maj 2023 | 14:15

Ndërsa pluhuri elektoral i zgjedhjeve të së dielës u pastrua, qytetarët në Turqi po përballen me sundimin e presidentit Erdogan për 5 vite të tjera.

Ai fitoi me 52 për qind të votave, një mazhorancë e ngushtë ndaj rivalit reformator Kiliçdaroglu, por e mjaftueshme për ta nxjerrë si një lider të sprovuar.

“Shkoi siç e prisja, mendoj se fitoi personi që i bën mirë vendit tonë. Jam shumë i lumtur për shkak të prirjeve që ka ai, të tjerat s’kanë rëndësi. Vendi vjen i pari”- thotë një qyetar.

Shumë sondazhe paraelektorale sugjeronin se Erdogan do të humbiste dhe hapnin perspektivën për një epokë të re për Turqinë. Mbështetësit e opozitës e kanë të vështirë të pranojnë humbjen.

“Unë nuk kam më shpresë. Nuk kam shpresë për Turqinë. Dua të iki jashtë sa më parë. jam student inxhinierie dhe do të jem më mirë diku tjetër”- nënvizon qytetari.

Për të ribashkuar vendin, sikurse është zotuar, Erdoganit do t’i duhet të tejkalojë shumë sfida, përfshirë inflacionin e lartë dhe rindërtimin e zonave të shkatërruara nga tërmetet.

Ndërsa për aleancën opozitare, e cila iu afrua fitores, do të jetë një periudhë reflektimi për atë që duhet bërë për të bindur votuesit turq.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026