Kosova “përqafon” inteligjencën artificiale, robotët ‘kërcënojnë’ punëtorët
Bizneset në Kosovë po shohin rrugë të reja përballë zhvillimeve teknologjike dhe mungesës së fuqisë punëtore. Robotët janë një alternativë e mirë dhe me rendiment në disa prej ndërmarrjeve.
Mungesa e fuqisë punëtorë sot është një shqetësim kombëtar në Kosovë dhe në rajon. Por, ndryshe nga shtetet fqinjë, bizneset në Kosovë mund të përballen më vështirësi në rritje në fillim të vitit 2024, kur do të hiqen vizat.
Por, për të përballuar këtë mangësi, disa prej sipërmarrjeve, kanë nisur të bëjnë atë që ka bërë Japonia dhe vende të tjera me popullsi të plakur. Të zëvendësojnë njerëzit me robotë.
Ky riorganizim, sigurisht që nuk zëvendëson të gjithë profilet e punonjësve, por ka dhënë rezultat në fabrikat dhe magazinat e prodhimit dhe përpunimit, ku roboti ka rendimentin e 4 njerëzve së bashku.
Në kompanitë e prodhimit të llaçit, menaxherët thonës, se me instalimin e robotit është shtuar shitja dhe është përshpejtuar prodhimi me 40%.
Por, drejtuesit e kompanive, megjithatë thonë se nuk ka vend për panik, në radhët e atyre punonjësve që nuk emigrojnë dhe i druhen largimit nga puna, pasi këto firma ristrukturohen.
Dhe ky riorganizim mund të jetë një lajm i mirë për ta, pasi me kthimin e shpejtë të investimit që jep roboti dhe rritjen e fitimit, krijohen hapësira për rritje të pagave.
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë