Turqia heq tarifat ndaj disa produkteve të SHBA-së

22 Shtator 2025 | 19:45

Turqia ka hequr tarifat shtesë ndaj disa importeve të Shteteve të Bashkuara, përfshirë ndaj pijeve alkoolike, veturave, duhanit dhe produkteve kozmetike, bëri të ditur Ministria e Tregtisë më 22 shtator.

Turqia kishte vendosur tarifa shtesë doganore për një sërë produktesh me origjinë nga SHBA-ja sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë, në përgjigje të tarifave amerikane të vendosura më 2018 ndaj importeve të çelikut dhe aluminit.

“Në këtë fazë, si rezultat i përparimit pozitiv të negociatave me SHBA-në dhe në konsultimet e mbajtura brenda kornizës së mekanizmit për zgjidhjen e mospajtimeve të Organizatës Botërore të Tregtisë, përfshirë raportimeve të panelit, obligimet shtesë financiare që ishin vendosur ndaj disa produkteve me origjinë amerikane janë hequr”, tha ministria turke.

Ministria e Tregtisë shtoi se raportet ekonomike vazhdojnë të mbesin shtylla kryesore e dialogut strategjik mes Ankarasë dhe Uashingtonit, teksa të dyja palët po synojnë të arrijnë objektivin prej 100 miliardë dollarësh në tregtinë dypalëshe.

Vendimi i Ankarasë vjen para takimit të rëndësishëm që do të mbahet këtë javë mes presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

Trump njoftoi se Erdogan do të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë të enjten, pasi dy udhëheqësit të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Policia vijon shoqërimet e protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Parlamentit (VIDEO)

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë,...
15:15 | 23/07/2026