Turqia kundërshton aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia
Turqia kundërshton aneksimin e katër rajoneve nga Rusia në Ukrainë, duke shtuar se vendimi është një “shkelje e rëndë” e së drejtës ndërkombëtare.
Ministria e Jashtme turke deklaroi se nuk e kishte njohur edhe aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014, shkruan Reuters.
“Ky vendim, i cili përbën një shkelje të rëndë të parimeve të vendosura të së drejtës ndërkombëtare, nuk mund të pranohet. Ne përsërisim mbështetjen tonë për zgjidhjen e kësaj lufte, ashpërsia e së cilës vazhdon të rritet, bazuar në një paqe që do të arrihet përmes negociatave”, thuhej në deklaratë.
Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi më 30 shtator dokumentet për zyrtarizmin e përpjekjeve të Rusisë për të aneksuar rajonet ukrainase të Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjës, territore të pushtuara nga forcat ruse.
Më herët, Moska mbajti referendume në këto katër rajone, votime që janë dënuar nga komuniteti ndërkombëtar.
LEXONI GJITHASHTU
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng