Turqia nis në hapësirë satelitin e parë të prodhuar vetë
Turqia nisi në hapësirë satelitin e parë të komunikimeve, Turksat 6A, të prodhuar vetë.
Një raketë e kompanisë SapceX e barti atë nga Stacioni i Forcave Hapësinore Cape Canaveral, në Floridë të SHBA-së.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se nisja e këtij sateliti në hapësirë shënon një “faze të re” për Turqinë në prodhimin e satelitëve.
“Si Turqi, ne kemi prodhuar më shumë se 81% të nënsistemeve, stacioneve tokësore satelitore dhe softuerëve në projektin 6A, i cili ka një rëndësi të madhe për të ardhmen e vendit tonë në hapësirë, me burime kombëtare”, tha Erdogan.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës i Turqisë, Abdulkadir Uraloglu, tha se sinjali i parë nga Turksat 6A është marrë 67 minuta pas nisjes së tij, ashtu siç ka qenë e planifikuar.
“Ne i kemi sjellë komunikimet tona, transmetimet tona televizive në një nivel më të sigurt dhe më të mirë”, tha ai, duke shtuar se Turksat 6A tani do t’i mundësojë Turqisë të arrijë edhe në Indi, Indonezi, Malajzi dhe Tajlandë, shkruan REL.
Uraloglu tha se Turksat 6A është rezultat i një përpjekjeje 10-vjeçare për të prodhuar satelit vendor. Me këtë hap, Turqia është bërë një nga 11 vendet që e kanë arritur këtë, tha Uraloglu.
LEXONI GJITHASHTU:
Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
- 18:23 Dëshmia e të mbijetuarës amerikane nga aksidenti tragjik në autostradë: Brenda pak sekondash u gjendëm të përmbysur
- 18:08 “Fëmija u rikthye në jetë”, policia saktëson të dhënat për aksidentin e furgonit: Viktimë mbeti vetëm shoferi, 7 të plagosur rëndë
- 17:47 Ministri Malaj njofton ndryshimet në buxhet, indeksimi i pensioneve nis më 1 korrik
- 17:43 Metani në Kuvend: Janë trajtuar 1,635 ankesa gjatë vitit 2025, sfidë mbeten vonesat në drejtësi
- 17:13 Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj
- 17:07 Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë