Tusk: Polonia do të rihapë kufirin me Bjellorusinë pas mbylljes dy-javore

24 Shtator 2025 | 11:16

Polonia do të rihapë kufirin me Bjellorusinë në mesnatën e së enjtes, pas një mbylljeje gati dy-javore që u vendos më 12 shtator si reagim ndaj ushtrimeve të përbashkëta ushtarake ruso-bjelloruse të njohura si “Zapad 2025”.

Kryeministri Donald Tusk tha se përfundimi i manovrave ushtarake ka reduktuar nivelin e kërcënimeve, edhe pse ato nuk janë eliminuar plotësisht.

“Duke marrë parasysh interesat ekonomike të transportuesve dhe hekurudhave polake, arritëm në përfundimin se kjo masë i ka shërbyer qëllimit të saj”, u shpreh ai.

Mbyllja e kufirit pasoi ndërhyrjen e paprecedentë të dronëve rusë në hapësirën ajrore polake, çka ngriti alarmin te aleatët e NATO-s për rrezikun e përhapjes së luftës nga Ukraina drejt vendeve të tjera të rajonit.

Sipas qeverisë polake, ministri i Brendshëm do të miratojë një rregullore të posaçme për rihapjen e kalimeve rrugore dhe hekurudhore.

Komisioni Evropian ka paralajmëruar javën e kaluar për ndikimin ekonomik që ka pasuar mbyllja, e cila preku një korridor hekurudhor të rëndësishëm tregtar mes BE-së dhe Kinës, me një vlerë të mallrave prej rreth 25 miliardë eurosh në vit.

Javën e kaluar, Komisioni Evropian tha se po monitoronte ndikimin e mundshëm ekonomik të shkaktuar nga mbyllja e kufirit, e cila në fakt ka mbyllur një rrugë tregtare hekurudhore midis bllokut dhe Kinës.

Mbyllja e hekurudhës thuhet se ndikon në një vëllim vjetor prej 25 miliardë eurosh në mallra midis BE-së dhe Kinës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka folur ditën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë, ku janë marrë disa vendime, një prej të...
16:39 | 26/06/2026

Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%

Nga vendimet e marra sot nga Këshilli i Ministrave, Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi miratimin e disa ligjeve, ndër to edhe indeksimi i pensioneve....
16:19 | 26/06/2026

Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar

Valët ekstreme të të nxehtit po e bëjnë gjithnjë e më të rrezikshme punën në shumë vende të Evropës. Për këtë arsye, Konfederata Evropiane e...
15:50 | 26/06/2026