Tutor apo prind?! Shfrytëzimi i të miturve, 229 raste në 2 vjet vetëm në Durrës
Ata i sheh kudo në rrugët e Durrësit. Janë të mitur që shfrytëzohen nga prindërit apo tutorët që i detyrojnë të lypin ku të munden.
Qëllimi i tyre i vetëm është të plotësojnë kërkesat e atij që i detyron.
“Po shes bajame, m’i dha babi t’i shisja”, thotë një i mitur.
Shumë prej tyre janë mësuar të gënjejnë kur i pyesin, por me naivitetin e fëmijës gënjeshtrën se mbajnë dot gjatë.
Ata vijnë nga prindër, që janë pa punë ose punojnë sa për të mbijetuar.
“Punojnë mami dhe babi, mbledhin kanaçe, hekura”, thonë 2 fëmijë.
Kjo është vetëm një pjesë e vogël e këtij problemi madhor.
Shifrat e siguruara nga Shërbimi Social Durrës tregojnë një rritje të rasteve të denoncuara.
Për vitin 2020 janë 146 raste gjithsej, nga të cilat 66 janë raste të reja, ndërsa për vitin 2021 janë regjistruar 83 raste gjithsej, prej të cilave 50 janë raste të reja.
Shifrat e 9-mujorit të këtij viti reflektojnë rritjen, pasi vetëm në periudhën janar-shtator janë referuar 108 raste gjithsej, nga të cilat 68 janë raste të reja.
Por si duhet të trajtohen ato na e tregon Meme Xhaferaj, drejtoresha e Shërbimit Social Durrës.
“Menjëherë sapo vihemi në dijeni për raste punonjësi për mbrojtjen e fëmijëve ndërhyn duke hartuar një plan individual mbrojtjeje për trajtimin e plotë të rastit deri në integrim të plotë”, thotë Meme Xhaferaj, drejtoresha e Shërbimit Social Durrës.
Shërbimi social ja lë topin zgjerimit të hartës së qarkut Durrës, duke pretenduar se zonat rurale shtojnë rastet, pasi mungon shërbimi social në këto zona.
“Bashkia ka një territor të madh, kemi trashëguar me reformën e re territoriale në zonat rurale edhe mungesë të shërbimeve sociale, kështu që këto zona duhet të jenë më në fokus. Duhet edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për denoncimin e këtyre rasteve, që ne të ndërhyjmë menjëherë”, shton Xhaferaj.
Kjo është panorama vetëm në qytetin e Durrësit për sa i përket këtij problemi, ndërkohë që në Shqipëri janë me mijëra fëmijët që shfrytëzohen në këtë formë dhe forma të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës
Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë
- 13:06 “Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
- 12:46 Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës
- 12:31 Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 Në kërkim nga Spanja për drogë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe