U akuzua për fshehje pasurie, GJKKO: 1 vit shërbim prove ish-kreun e Kushtetueses
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit shërbim prove ish-kreun e gjykatës kushtetuese Bashkim Dedja. Ai është deklaruar fajtor për mos deklarim dhe fshehje pasurie.
Sipas hetimeve të SPAK ish-kreu i Gjykatës Kushtetueses fshehu në deklarimin e pasurisë një apartament në breget, prionësinë e të cilit e kishtë vënë në emër të të vëllait.
“Në një vendim të marrë pak minuta më parë nga Gjykata e Posaçme e shkallës së parë kundër krimit ë organizuar dhe korrupsionit, ish-kryetari i gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, është dënuar me 6 muaj burg, por që konvertohen në një vit shërbim prove për akuzën e mos deklarimit, refuzimit dhe fshehjes së pasurisë.
Në fakt SPAK kishte kërkuar për ish-zyrtarin e lartë dënimin me 1 vit burg dhe konvertimin në dy vite shërbim prove, por gjykata ka vendosur të dënohet përfundimisht me gjysmën e pretencës që prokuroria e posaçme kishte kërkuar.
Zoti Bashkim Dedja u shpall fajtor nga Gjykata e shkallës së parë se ka fshehur një apartament 60 metra katror e ndodhur në zonën e bregdetit të njësisë administrative, Kavajë, Golem duke e fshehur këtë emër në emër të vëllait të tij, por që sipas hetimeve ajo zotërohej nga zoti Bashkim Dedja”,-tha gazetari i Eruonews Albania, Eni Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në