U akuzua për terrorizëm, futbollisti djeg veten për vdekje në shenjë proteste
Futbollisti tunizian Nizar Issaoui ka vdekur nga djegiet e marra në një protestë kundër “padrejtësisë së policisë”, në të cilën ai i vuri flakën vetes.
Ai ishte shfaqur në një video të postuar në internet ku e tregonte duke bërtitur se ishte akuzuar për terrorizëm nga oficerët pas një mosmarrëveshjeje me një shitës frutash.
Në një postim të veçantë, ai tha se e dënon veten me “vdekje nga zjarri”. Pati përleshje të zemëruara në funeralin e 35-vjeçarit të premten në qytetin e tij të lindjes, Haffouz, raportuan mediat lokale.
Issaoui ishte akuzuar për terrorizëm nga oficerët e policisë pasi u ankua se nuk ishte në gjendje të blinte banane për më pak se 10 dinarë kilogrami, dyfishi i çmimit të vendosur nga qeveria, thonë raportet.
Në një postim në Facebook, futbollisti kishte shkruar: “Për një mosmarrëveshje me dikë që shet banane me 10 dinarë, akuzohem për terrorizëm në komisariat. Terrorizëm për një ankesë për banane… Nuk kam më energji. Lëre policinë, shteti e di që dënimi do të ekzekutohet sot”.
Në shenjë proteste, Issaoui dogji veten për vdekje. Dhuna shpërtheu në funeralin e futbollistit, ndërsa demonstruesit hodhën gurë ndaj policisë që hodhi gaz lotsjellës. Ai ishte një ish-lojtar për skuadrën tuniziane të ligës së lartë, US Monastir dhe baba i katër fëmijëve.
Vëllai i tij u tha gazetarëve vendas se Issauoi pësoi djegie të shkallës së tretë dhe mjekët nuk ishin në gjendje t’i shpëtonin jetën.
Veprimi i tij ishte një jehonë e një proteste të vitit 2010, kur shitësi ambulant Mohamed Bouazizi u dogj. Kjo nisi një valë demonstratash që çuan në përmbysjen e Presidentit Zine al-Abidine Ben Ali vitin e ardhshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja
Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset