U arratis nga burgu në Francë, shqiptari kapet me kokainë në Greqi (Emri)

21 Mars 2024 | 13:52

Një shqiptar i arratisur nga një burg në Francë është vënë në pranga nga autoritetet greke. Mësohet se shqiptari u arrestua pasi u kap së bashku me një person tjetër duke transportuar 1 kg kokainë. Shqiptari Altin Ibrahimi kishte shumë precedentë penalë dhe arriti të arratisej nga një burg në Francë.

Ai u kap ditën e djeshme në Thermi të Selanikut rreth orës 11.30, kur policia ka ndaluar për kontroll automjetin më targa EHA-3962. Gjatë kontrollit, drejtuesi i mjetit deklaroi të dhëna të rreme identiteti dhe u tregoi punonjësve të policisë dokumente të falsifikuara, një pasaportë greke me identitetin Dionysios Vlahos, lindur më 7.7.1983 dhe leje drejtimi greke me të njëjtin informacion si më sipër. Më pas, gjatë kontrollit të kryer në brendësi të mjetit, u gjet ndër të tjera 1 qese me lëndë narkotike kokainë në formën e një “guri” me peshë 1 kg 62.2 gramë.

Sipas mediave greke, përveç dokumenteve të falsifikuara, drejtuesit të mjetit i janë gjetur dhe sekuestruar edhe 2 telefona celularë, ndërsa pasagjerit të identifikuar si Agelos Paprikidis, 51 vjeç, i është gjetur dhe sekuestruar një shumë prej 3784 euro.

Gjatë kontrollit të banesës së drejtuesit të mjetit, janë gjetur dhe sekuestruar 3 peshore precize, një shumë prej 5640 euro dhe një sërë dokumentesh dukshëm të falsifikuara, ndërsa në shtëpinë e Paprikidis, u sekuestruan 5 gram lëndë kokainë dhe 24.400 euro.

Nga verifikimet e kryera nga policia, ka rezultuar se identiteti i vërtetë i drejtuesit të mjetit është Altin Ibrahimi, shtetas shqiptar, 41 vjeç, banues në Panoramatos, Ilia Pileidi 11 në Greqi.

Ai kishte një urdhër arresti nga Prokuroria e Athinës për krime të organizatës kriminale, falsifikim, dëshmi të rreme. Ai ka precedentë penalë në Greqi për organizim kriminal, falsifikim, dëshmi të rreme, zhvatje, grabitje, vjedhje të rëndë, zjarrvënie dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa në mars 2016 u arrestua në Francë së bashku me Agelos Paprikidis për trafik droge dhe në muajin Maj të po atij viti u arratis nga burgu francez.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026