U arrestua me kokainë në Itali, Kajmaku s’i ka mbyllur ‘hesapet’ as në Shqipëri

14 Qershor 2022 | 10:23

Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku i arrestuar dy ditë më parë në Itali pasi u kap me 20 kilogramë kokainë, ka ende një çështje të hapur me drejtësinë shqiptare.

Në muajin shkurt të 2022 Prokuroria ka ankimuar në Gjykatën e Apelit vendimin e Gjykatës së Tiranës që pushoi çështjen ndaj Kajmakut për akuzat e ‘falsifikim i vulave, stampave ose i formularëve’.

Në vendimin e dhjetorit 2021, gjyqtarja Shefkie Demiraj konkludoi se provat e paraqitura nga prokuroria nuk ishin të mjaftueshme për të vërtetuar akuzën për falsifikim të vulave stampave ose i formularëve.

“Gjatë shqyrtimit të çështjes objekt gjykimi rezultoi plotësisht e provuar se i pandehuri A. K. i ka nxjerrë urdhrat për lirimin nga detyra të dy nënkryetarëve të bashkisë dhe drejtorit të kabinetit dhe urdhrin për emërimin e këtij të fundit në detyrën e nënkryetarit, gjatë kohës që ka qenë në detyrë dhe ende nuk ishte shkarkuar nga KQZ-ja”, thuhet në argumentimin e Gjykatës së Tiranës.

Prokuroria kishte kërkuar në nëntor 2019 arrestimin e Agim Kajmakut, ish-kryetar i bashkisë Vorë, me akuzat e falsifikim të formularit të dekriminalizimit dhe shpërdorim detyrë.

Sipas Prokurorisë, mbi Kajmaku rëndonte edhe akuza e ushtrimit të funksioneve publike pas mbarimit të mandatit, pasi kishte shkarkuar dy nënkryetarët e bashkisë në një kohë që ishte shkarkuar nga KQZ.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026