U bllokuan brenda automjetit ‘4×4’ që u zhyt në lum, humbin jetën 3 burra
28 Dhjetor 2023 |
19:03
Tre burra në Britaninë e Madhe që ishin brenda një automjeti 4×4 që u zhyt në një lumë kanë vdekur.
Sipas mediave të huaja, lajmin e ka bërë të ditur Policia, sipas të cilës, zjarrfikësit tërhoqën automjetin nga lumi Esk pranë Glaisdale në North York Moors këtë pasdite.
Një tjetër burrë që u përpoq të shpëtonte ata që ishin brenda automjetit 4×4 u nxor i sigurt nga lumi.
Të afërmit janë duke u informuar dhe më shumë informacion do të publikohet në kohën e duhur, tha në një deklaratë Policia e Yorkshire-it të Veriut.
Kjo ngjarje vjen ndërsa Mbretëria e Bashkuar vazhdon të ndjejë efektet e stuhisë ‘Gerrit’, me paralajmërime për përmbytje në të gjithë vendin.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
Mijëra protestues pritej të mblidheshin në qytetin serb të Kralevës të dielën, një ditë pasi Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se do të jepte dorëheqjen, duke hapur...
Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
10 persona u plagosën pasi rrufeja goditi një pemë në një park në Suedi të dielën. Stuhia e fortë u regjistrua në Parkun Tosselilla Sommarland, e cila shkaktoi...
Sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit, Italia thirrje për përmbajtje: Thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim
Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani këtë të diele ka reaguar lidhur me sulmet e fundit të Iranit ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit. Ai ka...
- 18:20 Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 18:09 Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar