U burgos se vajza e tij bëri pikturë kundër luftës, lirohet burri në Rusi

15 Tetor 2024 | 19:48

Një burrë rus, i dënuar me burgim gjoja për përbuzjen e Forcave të Armatosura të Rusisë pasi një vizatim kundër luftës nga vajza e tij e mitur e drejtoi vëmendjen mbi të, është liruar të martën.

Aleksei Moskalyov ka thënë se kushtet brenda burgun janë të tmerrshme dhe se frikësohet se mund të mos jetë njeri i lirë edhe shumë gjatë.

Moskalyov u përqafua nga vajza e tij, Masha, kur doli nga burgu IK-6 në rajonin e Tulas, ku u mbajt 19 muaj në paraburgim për një çështje që tërhoqi vëmendje globale. Masha u vë nën kujdestarinë e nënës së saj të larguar gjatë kohës sa babai i saj ishte në burg.

Ai u tha gazetarëve pas lirimit nga burgu se oficerët e sigurisë kishin marrë në pyetje njerëz nga pavioni i tij, duke ngjallur frikën se autoritetet po përgatisin akuza të reja kundër tij.

Moskalyov u dënua me dy vjet burgim, për shkak të postimeve të tij të hapura në internet kundër pushtimit të Ukrainës nga Rusia, të cilat dolën në sipërfaqe pasi vizatimi i vajzës së tij u raportua tek autoritetet.

Vizatimi i saj, i bërë në prill 2022, përshkruante një grua ukrainase që mbronte një fëmijë nga raketat ruse, me mbishkrime si, “Lavdi Ukrainës!” dhe “Jo luftës!”

Kjo vepër artistike bëri që autoritetet shkollore të paraqisnin një raport në polici, çka çoi në hetimin e aktivitetit të Moskalyovit në rrjetet sociale.

Ai u gjobit fillimisht me 32.000 rubla (335 dollarë) nën akuzën administrative për “përbuzjen” e Ushtrisë Ruse, por më vonë u përball me akuza penale për postime shtesë në rrjetet sociale.

Ai u dënua në mars 2023 me dy vjet burg,im megjithëse dënimi i tij u zbrit në një vit e 10 muaj.

Gjatë gjyqit, Moskalyov u arratis nga arresti shtëpiak, por më vonë u kap në Bjellorusi dhe u kthye në Rusi.

Moskalyov tha se ishte vendosur disa herë në izolim ndëshkues për ato që avokatët e tij i përshkruan si “shkelje” të vogla, si “dështimi për t’u ngritur në këmbë shpejt” ose “mosmbajtja e duarve pas shpine”.

Ai e përshkroi qelinë ndëshkuese si një “dhomë torturash” dhe tha se qelia e ngushtë dy metra me një ishte e mbushur me minj dhe ishte aq e ftohtë saqë “ishte e pamundur të uleshe në një stol metalik brenda”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026