U dënua me 21 vite për vrasjen e Azem Hajdarit, Haxhia rekurs në Gjykatën e Lartë

22 Mars 2023 | 13:41

Izet Haxhia depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë. I dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit.

Ish-bodigardi i ish kryeministrit Sali Berisha kundërshton vendimin e tetorit të vitit të kaluar të gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e shpalli  fajtor duke e dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit dhe truprojës së tij.

Në shkurt të vitit 2021 ishte Gjykata e Shkallës së parë që dha këtë vendim pasi ky Haxhia kërkoi rihapjen e dosjes së cilësuar si “Vrasja e shekullit”.

Haxhia u ekstraduar në Shqipëri nga Turqia, pasi ishte arrestuar atje prej vitit 2006 ndërsa më herët ishte dënuar në mungësë me 25 vite burg. Gjykata e Lartë ende nuk e ka caktuar datën kur pritet të shqyrtojë rekursin në dhomë këshillimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026