U fut të ndante sherrin mes arabëve, masakrohet 25 herë me thikë 20-vjeçari shqiptar

18 Maj 2023 | 14:06

Një i ri shqiptar, i identifiluar si Lauren Spaho, është vrarë brutalisht në qytetin e Karlstad të Suedisë. Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë në ambientet e një diskoje, ku 20-vjeçari ka qenë tentuar të ndërhyjë për të ndarë një sherr mes disa personave me kombësi arabe.

I riu shqiptar u sulmua në mënyrë brutale nga 9 persona, duke u masakruar 25 herë me thikë.

Spaho u transportua me urgjencë drejt spitalit por nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur 10 ditë më parë, ndërkohë që trupi i viktimës nuk ka mundur të vijë ende në Shqipëri te familja.

Familja e të ndjerit ka kërkuar ndihmën e autoriteteve në mënyrë që të sillet trupi i djalit të tyre në Shqipëri.

20-vjeçari kishte 7 muaj që ishte zhvendosur në Suedi si emigrant, ku punonte në fushën e ndërtimit.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka shoqëruar 9 persona me kombësi arabe, 5 prej të cilëve janë lënë në burg nga autoritete.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026