U kap me doza kanabis, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë
Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi i riu siguronte doza kanabisi dhe i shiste në zonën e “Don Boskos”.
Policia ka sekuestruar celularin e të arrestuarit dhe doza droge që iu gjetën në momentin e prangosjes. Kapja e tij u zhvillua në rrugën “Muzakët.
“Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Zona”, për arrestimin e një tjetër shtetasi të përfshirë në prodhim/shitje narkotikësh.
Kishte siguruar dhe ndarë në doza, sasi Cannabisi, për ta shitur kryesisht në zonën “Don Bosko”, kapet në flagrancë 21-vjeçari. Sekuestrohen një sasi e kësaj lënde që iu gjet të arrestuarit, me vete, dhe celulari i tij.
Si rezultat i punës operacionale dhe asaj informative, me objektiva parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin e koduar “Zona”.
Gjatë operacionit, në rrugën “Muzakët”, u arrestua në flagrancë shtetasi F. S., 21 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli fizik iu gjet një sasi Cannabisi, e ndarë në doza, dyshohet e siguruar me qëllim shitjen. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij