U kap me kanabis në një lokal në Krumë, arrestohet 38-vjeçari

5 Dhjetor 2023 | 11:53

Policia e Kukësit ka arrestuar një 38-vjeçar i cili u kap në flagrancë me një sasi kanabisi në një lokal në Krumë të përshtatur për shitje të lëndëve narkotike.

Gjithashtu, është proceduar penalisht administratori i lokalit, i cili përveç përshtatjes, fshihte të ardhurat e gjeneruara nga biznesi i paregjistruar.

“Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të cilat vijojnë të kryhen me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, kanë zbuluar një lokal në Krumë, të marrë me qira, me qëllim përshtatjen për përdorim dhe shitje të kanabis sativës. Nga ndërhyrja e menjëhershme në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë, me lëndë narkotike kanabis sativa, me vete, dhe vunë në pranga shtetasin D. Ll., 38 vjeç, banues në fshatin Kishaj. Gjithashtu, u sekuestrua si provë materiale, sasia e lëndës narkotike që posedonte i arrestuari”, thotë policia.

Në vijim, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Q., 58 vjeç, banues në Krumë, pasi nuk kishte regjistruar në organet tatimore, lokalin e marrë me qira, si dhe sepse dyshohet se e kishte përshtatur këtë ambient, për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kanabis sativa.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026