Iu gjetën fara kanabisi gjatë kontrollit, arrestohet 18-vjeçari në Shkodër  

5 Dhjetor 2023 | 10:49

Policia e Shkodrës ka goditur një rast i tentativës për shitje të farave të bimës narkotike kanabis sativa.

Në pranga është vënë një 18-vjeçar, të cilit iu gjetën farat narkotike, gjatë kontrollit fizik.

“Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë vijuar punën në terren, të mbështetur nga inteligjenca policore, për goditjen e rasteve të prodhimit dhe të shitjes së narkotikëve. Bazuar në  informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas do të shiste një sasi farash të bimës narkotike cannabis sattiva, është organizuar puna për kapjen e tij.

Në rrugën “13 Dhjetori”, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin V. N., 18 vjeç, banues në fshatin Selcë, Malësi e Madhe, të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një qese me 156 fara cannabis sativa. Farat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026