U kap me pistoletë në makinë, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë! Pranga edhe shoferit
Policia e Tiranës këtë të premte ka vënë në pranga një 21-vjeçar, pasi u kap i armatosur në makinën e një personi tjetër, ndërkohë në pranga ka rënë edhe shoferi i automjetit për moskallëzim krimi.
Sipas raportimeve nga policia, janë arrestuar shtetasit E. L., 21 vjeç dhe E. A., 23 vjeç.
“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, (Njësia “Shigjeta”), në vijim të punës për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojnë me armë pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Back Side”.
Gjatë operacionit, në Qafë Kashar, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin E. A. dhe pasagjer shtetasin E. L.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. L. iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, që ai e posedonte pa leje.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan shtetasit:
-E. L., 21 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-E. A, 23 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit””, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë
Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
- 09:19 Lideri i opozitës Ozgur Ozel jep dorëheqjen nga CHP, do të formojë një parti të re
- 09:09 Sulm masiv me dronë në Krasnodar të Rusisë, 1 i vrarë dhe 10 të plagosur
- 09:06 A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?
- 08:58 Kryeministri i ri i Britanisë premton se do të kufizojë koston e biletave të autobusëve
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen