U kap në flagrancë ndërsa kujdesej për bimët narkotike, arrestohet 62-vjeçari
Një 62-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Malësi të madhe. Ai u kap në flagrancë ndërsa po kujdesej për bimët narkotike në fshatin Ivanaj.
Sipas njoftimit të policisë bimët narkotike të mbjella në tokë publike u asgjësuan nëpërmjet djegies.
“Si rezultat i një hetimi dyjavor me metoda proaktive, ndjekur në vijim të megaoperacionit “Territor i pastër” dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Ivanaj, Malësi e Madhe, Seksioni për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestoi shtetasin F. V., 62 vjeç, banues në këtë fshat.
Ky shtetas u kap në flagrancë, duke u kujdesur për dhjetëra bimë narkotike që i kishte kultivuar në tokë publike”,-thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta