Zjarr në Parkun Kombëtar të Tomorit, terreni vështirëson shuarjen e flakëve

12 Gusht 2024 | 17:46

Një zjarr ka rënë të hënën në Parkun Kombëtar në Malin e Tomorit. Zjarri, që mendohet të ketë qenë i qëllimshëm, është përhapur me shpejtësi drejt pyllit me pisha të Parkut Kombëtar, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Drejt zonës së zjarrit kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Skraparit dhe punonjësit e Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura. Terreni tejet i vështirë dhe i pamundur për futjen e mjeteve zjarrfikëse në zonën e zjarrit ka bërë që të punohet për fikjen e flakëve me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.

Drejt Parkut të Tomorit, në ndihmë të zjarrfikësve të Skraparit, janë nisur zjarrfikës nga Berati dhe Poliçani, ndërkohë që zjarrfikësve ju janë bashkuar edhe banorë të zonës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026