U kapën me 585 kilogramë kokainë, dënohen me burg përjetë 5 fierakët në Greqi
Gjykata e Apelit në Selanik ka dhënë dënim me burg përjetë për 5 shqiptarët, 4 prej të cilëve kanë lidhje familjare mes tyre, të cilët u arrestuan shtatorin e kaluar për sasinë rekord prej 585 kilogramësh kokainë të sekuestruar nga Policia greke në lindje të Selanikut.
Çifti i bashkëshortëve Arjan dhe Lutmira Xhafaj, 50 dhe 42 vjeç, Iliran Baraj dhe Klevis Muskaj 35 dhe 21 vjeç, të gjithë nga Fieri si dhe Avelino Feimi, 33 vjeç nga Vlora, u shpallën fajtorë për trafik droge dhe organizata kriminale (në rast drejtimi dhe anëtarësimi).
Mediat greke shkruajnë se kjo ishte sasia më e madhe e kokainës e kapur nga autoritetet ligjzbatuese në këtë qytet dhe një nga më të mëdhatë në territorin grek. Sipas vlerësimeve të autoriteteve, malli i paligjshëm – me origjinë nga Amerika Latine – do të sillte fitime nga 11 deri në 33 milionë euro në rrjetin e trafikut nëse do të përfundonte në tregun e shitjes me shumicë, ndërsa në tregun me pakicë, pas ndarjes “në doza më të vogla, fitimi mund të arrinte edhe 175 milionë euro.
Arjan Xhafaj, i cilësuar si kreu i grupit, rezulton punonjës i Zjarrfikëses në Shqipëri. Ai ka thënë para gjykatës se do të paguhej 50 mijë euro për transportin e kokainës, ndërsa bashkëshortja e tij ka mohuar çdo pjesëmarrje në ngjarje. Xhafaj bashkë me nipat e tij Muskaj e Feimi dhe mikun e tij Baraj kanë deklaruar se kokainën do t’ia dorëzonin një personi tjetër dhe se “zbatonin urdhra”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun