U konfliktua me 2 persona dhe kundërshtoi dhunshëm policët, arrestohet 26-vjeçari
Një 26-vjeçar është arrestuar pasi është konfliktuar me dy persona në Bulqizë për motive të dobëta e në momentin kur policia ka ndërhyrë, ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.
26-vjeçari E.A. u arrestua për veprat penale të “Kundërshtimi me dhunë i Punonjësit të Policisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Policia bën me dije se edhe dy personat e tjerë B.Ç., 41 vjeç dhe O.V., 35 vjeç, do të procedohen të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” .
Njoftimi i policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, me marrjen e njoftimit se në qendër të qytetit Bulqizë, po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku ka rezultuar se:
Shtetasi E.A, 26 vjeç, banues në Bulqizë, për motive të dobëta po konfliktohej me shtetasit B.Ç., 41 vjeç dhe O.V., 35 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për në Komisariat palët në konflikt, dhe gjatë shoqërimit shtetasi E.A, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë .
Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë, shtetasi E.A., është arrestuar në flagrancë për veprën penale të “Kundërshtimi me dhunë i Punonjësit të Policisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit B.Ç., dhe O.V., për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
LEXONI GJITHASHTU:
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit